Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen njëqind e nёntёdhjetё (190) motoçikleta nga Policia nё Pejё

Pejë, 28 qershor 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “ Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policor nё Pejё.
Nё kёtё plan i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim janё tё angazhuar zyrtar nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё.
Gjatё muajit qershor nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policr Pejё janё sekuestruar:
• Njёqind e nёntёdhjetё (190) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim, mos mbajtje e helmetës dhe kundërvajtje tjera.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje