Prishtinë, 25 qershor 2024 – Sot nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më datë 22.11.2023 rreth orës 23:45, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Arrestimi i të dyshuarve;
Sh. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
K. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
respektivisht sigurimi i prezencës së tyre, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm”, nga neni 356, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 366.
Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.