Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë persona të dyshuar për veprën penale-Grabitje

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara lidhur me veprën penale “Grabitje “ të ndodhur me 01 qershor 2024 në Vushtrri, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë në Mitrovicë, deri me tani kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, të maskuar e nën kërcënimin e armës (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave.
Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje