Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, pret një delegacion amerikan nga Departamentin për Energji Atomike

Prishtinë, më 20 qershor 2024
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me bashkëpunëtorë, dje më 19.06.2024, kanë pritur në takim pune zyrtarë nga Departamentin Amerikan për Energji Atomike. Departamenti Amerikan për Energji Atomike, që nga viti 2016 e mbështet Policinë e Kosovës (Departamentin për Kufi) me pajisje dhe trajnime për luftimin e kontrabandës bërthamore.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër me punën e Policisë së Kosovës (Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor), në luftimin e kontrabandës së materieve bërthamore, përdorimi i pajisjeve që posedon Policia e Kosovës-Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me ekipin e tij, i falënderoi mysafiret për mbështetjen e dhënë, pastaj i njoftoi me nevojat e Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës në përgjithësi dhe të kontrabandës bërthamore në veçanti.
Mysafiret nga Shtete e Bashkuara, premtuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ndihmojnë Policinë e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje