Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm” dhe “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve”

Pejë, 12 qershor 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datë 11.06.2024, rreth orёs 22:40, ka pranuar informatë se nё fshatin Isniq – Deçan, ka tё shtёna me armё.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjёherё kanё dalё ne vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se disa persona janё pёrfshirё nё njё pёrleshje ne mes veti dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.
Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij.
Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar:
• F.H. i lindur me 1989
Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje