Sot me datë 11.06.2024, nё objektet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, Drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkёpunёtor ka pritur nё njё vizitё zyrtare, kryetarin e Komisionit Parlamentar pёr siguri publike, z. Bekё Berisha me bashkëpunëtor
Kolonel Shala, fillimisht mysafirët i falënderoj pёr vizitën, gjithashtu i njoftoj pёr gjendjen e sigurisë nё Rajonin e Pejës.
Në kёtё takim pune u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.