Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, më 10 qershor 2024
Vendi ynë, Republika e Kosovës është në prag të shënimit të ‘25 Vjetorit të Çlirimit’. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë paraparë manifestime të ndryshme për të shënuar këtë datë të rëndësishme për vendin.
Për nderim ndaj vendit tonë në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare. Delegacionet e miqve të ftuar, do të kenë lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershor deri me 13 qershor 2024.
Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin ndërkombëtar “ Adem Jashari” dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Nga qytetarët e vendit dhe pjesëmarrësit në trafik kërkojmë mirëkuptim pasi në intervale të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje