Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet dy person i dyshuar për vepra penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve”

Pejë, 10 qershor 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datë 09.06.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Gramaqel – Deçan, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. K. nga i njëjti janë sekuestruar;
– Një AK-47.
– Një pistoletë
– Një karikator
– Pesëdhjetë fishek të cal. 7.62×39 mm.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë.
Më datë 09.06. 2024 një patrulle NJRKRR, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan-Pejë, ka ndaluar automjetin VW Golf 5 dhe gjatë kontrollit në çantën e tije të krahut ka gjetur një Pistoletë e cila është sekuestruar:
– Një Pistoletë Zoraki 917-T cal. 9mm
– Një karikator i të njëjtës armë.
I dyshuari pas intervistimit , është liruar në procedurë të rregulltë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje