Me datë 01.06.2024, rreth orës 03:10, policia në Vushtrri ishte njoftuar se në një fshat të Vushtrrisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, persona të maskuar kishin hyrë në një pompë derivatesh dhe nën kanosje të armëve të ftohta, kishin marrë paratë nga shitja ditore e gjithashtu njërit punëtor të pompës i kishin marrë edhr kuleten e tij personale.
Pasi është kryer ekzaminimi i vendit të ngjajres, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu, kanë filluar me hetime intensive për zbulimin e këtij rasti.
Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi në bazë të të cilave në orët e pasditës të datës 01.06.2024, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar dhe automjetin me të cilin të dyshuarit kishin kryer vepren penale.
Rreth orës 18:00, është arrestuar personi i dyshuar M.M.,19 vjeçar, i cili është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Në lidhje me personin e dytë të dyshuar, hetuesit kanë shkuar në vendbanimin e tij mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Hetuesit vazhdojnë me veprime hetimore për gjetjen e vend ndodhjes dhe lokalizimin e tij gjithashtu edhe për hetimin dhe identifikimin e personave tjerë të cilët kanë marrë pjesë në bashkëkryerje të vepres penale.