Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet personi i shpallur i zhdukur

Pejë, 30 maj 2024
Me datё 23.05.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, nga familjarёt ёshtё raportuar se personi Gёzim ( Shaban ) Trakaniqi, ёshtё larguar nga shtёpia qё nga data 22.05.2024 dhe nuk dihej pёr vendndodhjen e tij.
Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur, gjithnjë nё koordinim me Prokurorin e shtetit. Me autorizim tё Prokurorit tё shtetit me qellim tё lokalizimit tё tij ёshtё bёrё njё kërkesë pёr bashkёpunim me qytetarët.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr gjetjen e personit tё zhdukur.
Sot me datё 30.05.2024, nga njё patrull Policore nё qytetin e Gjakovёs, ёshtё hasur nё personin e zhdukur, i cili pas identifikimit ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Gjakovё, e mё pas i njëjti ёshtё sjellur nё Sektorin Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё pёr intervistim.
Pas kontrollit mjekësor nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit viktima u dorëzohet familjarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje