Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me rastin e 25 vjetorit të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Kosovë, ambasadori Michael Davenport ndan mirënjohje për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Prizren, 29 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, konkretisht shefi i sektorit të Operativës Rajonale në këtë drejtori, nënkolonel Lulzim Shala, në ambientet e një hoteli në Prizren, ka pritur dhe ka zhvilluar një takim me përfaqësues të misionit të OSCE-së në Kosovë.
Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren nënkolonel Shala nga ky mision ka pranuar mirënjohje dhe me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e OSCE-së për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar me interes mbështetjen dhe monitorimin për qëllim të sigurisë dhe zhvillimit shoqëror të vendit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje