Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës për herë të parë merr një letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë – The Kosovo Police for the first time receives a congratulatory letter from the U.S. Department of Justice – Kosovska Policija prvi put dobila pismo čestitke od Ministarstva pravde SAD

Policia e Kosovës për herë të parë merr një letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë
Prishtinë 24 maj, 2024
Drejtori i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale i Departamentit të Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gregory Ducot, në emër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ), i ka dërguar një letër urimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, me rastin e diplomimit të gjeneratës së fundit të kadetëve të Policisë së Kosovës, për përkushtimin ndaj ekselencës, diversitetit dhe shërbimit për komunitetin.
Në letrën e tij, drejtori Ducot theksoi se është shumë krenar që ndjek Policinë e Kosovës, e cila vazhdimisht po përparon dhe po rritet, duke zbatuar vlerat më të larta demokratike, dhe praktikat më të mira të forcave të rendit.
Ndër të tjera, një falënderim iu drejtua Policisë së Kosovës, për nderimin e oficerëve të rënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bartjen e shiritit përkujtimor gjatë javës në shënim të Ditën Memoriale Oficeri i Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj 2024. Drejtori Ducot tha se vlerëson partneritetin e vendosur dhe të palëkundur me Policinë e Kosovës.
Në përgjigje e tij, drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi se e ka pranuar me kënaqësi letrën zyrtare të z. Ducot, duke theksuar se partneriteti me SHBA-në do të jetë i padiskutueshëm dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
Letra e bashkëngjitur e urimit i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm Hoxha nga Atasheja e DOJ-ICITAP në Kosovë, znj. Kimberly Riffe.
­­­­­­­­­­­
The Kosovo Police for the first time receives a congratulatory letter from the U.S. Department of Justice
Pristina, May 24, 2024
The Director of the Department of Justice International Criminal Investigative Training Assistance Program from the United States of America, Mr. Gregory Ducot, on behalf of the US Department of Justice (DOJ), sent a congratulatory letter to the General Director of the Kosovo Police, Colonel Gazmend Hoxha, on the occasion of the recent graduation of the Kosovo Police, for dedicating itself to excellence, diversity and service to the community.
In his letter, Director Ducot emphasized that he is very proud to follow the Kosovo Police, which is continuously progressing and growing, applying the highest democratic values, ​​and the best law enforcement practices.
Among other things, a thank you was addressed to the Kosovo Police, for honoring the fallen officers of the United States by wearing the memorial ribbon during the week in observance of the Peace Officer Memorial Day and Police Officer Week, May 12-18, 2024. Director Ducot said he appreciates the firm and steadfast partnership with the Kosovo Police.
In response, General Director of the KP, Colonel Gazmend Hoxha, emphasized that he has accepted with pleasure the official letter of Mr. Ducot, and emphasizing that the partnership with the USA will be indisputable and will continue to grow further.
The attached congratulatory letter was delivered to General Director Hoxha by DOJ-ICITAP Attaché to Kosovo Mrs. Kimberly Riffe.
Kosovska Policija prvi put dobila pismo čestitke od Ministarstva pravde SAD
Priština, 24.05.2024.
Direktor Međunarodnog programa pomoći u kriminalističkoj obuci pri Ministarstvu pravde SAD, g-din Gregori Dukot, u ime Ministarstva pravde SAD (MP), poslao je pismo čestitke generalnom direktoru Kosovske Policije, pukovniku Gazmendu Hodži, povodom nedavnog diplomiranja Kosovske Policije, za posvećenost izvrsnosti, različitosti i služenju zajednici.
Direktor Dukot je u svom pismu istakao da je veoma ponosan što prati Kosovsku Policiju, koja kontinuirano napreduje i raste, primenjujući najviše demokratske vrednosti i najbolju praksu sprovođenja zakona.
Između ostalog, zahvalnica je upućena i Kosovskoj Policiji, što je odala počast poginulim oficirima Sjedinjenih Država nošenjem spomen trake tokom nedelje povodom obeležavanja Dana sećanja na mirovne oficire i Nedelje policijskih službenika, koja se obeležava od 12-18. maja 2024. Direktor Dukot je rekao da ceni čvrsto i postojano partnerstvo sa Kosovskom Policijom.
U odgovoru, generalni direktor Kosovske Policije, pukovnik Gazmend Hodža, istakao je da je sa zadovoljstvom prihvatio zvanično pismo gospodina Dukota ističući da je partnerstvo sa SAD neosporno i da će nastaviti da raste.
Priloženo pismo čestitke generalnom direktoru Hodži uručila je ataše MP-ICITAP na Kosovu gđa Kimberli Rajf.
General Statistics: 2024-11-22
0
Accidents with fatalities
10
Accidents with injuries
32
Accidents without injuries
1880
Traffic tickets imposed
17
Arrests
7
Detention