Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona pasi nëpërmjet mashtrimit dyshohet se përfituan mbi 90 mijë euro

Prishtinë, më 23 maj 2024
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetime Financiare më datën 23.05.2024 ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë bastisur dy lokacione një në Prishtinë dhe një në Gjakovë.
Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro.
Personat e dyshuar D.D dhe F.Z me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse personat SH.H dhe H.H jane vendosur në kërkim policor pasiqë për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje