Me datën 22.05.2024 rreth orës 22:55, Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Damjan në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është arritur të arrestohet i dyshuari S.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.
Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.