Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë.
Prezenca e personave të dyshuar:
– F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit.