Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve që nuk po respektojnë sinjalizimin e semaforëve.
Që nga data 13 maj deri me 17 maj 2024, në kuadër të këtij plani, janë shqiptuar 200 gjoba, prej tyre për 135 për mos respektim të semaforëve, ndërsa tjerat gjoba për kundërvajtje të tjera(përdorim telefoni, rreshtim jo i duhur, për rrip të sigurisë etj.).
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.