Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen P.O (F/K) e moshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë.
Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje