Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjatё 24- orёve, arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar për veprat penale “ Dhunё nё Familje”, “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”

Pejë, 15 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datё 14.05.2024, ka pranuar informata pёr katёr (4) raste tё dhunёs nё familje tё cilat kanё ndodhur nё zonën e pёrgjegjёsiё tё Stacionit Policor nё Pejё.
Njёsitet relevante janё pёrgjigjur nё kёto raste, kanё arrestuar personat e dyshuar, ndёrsa gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se tё dyshuarit posedojnё armё dhe narkotik.
Pas intervistimit tё personave tё dyshuar tre (3) nga ta me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё pёr veprat e lartёcekura, ndёrsa njё (1) nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё tё rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje