Prishtinë, 15 maj 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithshme, dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale;
“Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje” e sanksionuar sipas nenit 177, të KPRK-se, si dhe,
“Fajdeja” nga neni 331, i KPRK-se
Ndërmarrja e shpejtë e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
S. T, 48 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe,
A. T, 21 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
për të cilët dyshohet me bazë të jenë implikuar në rastin e vetëvrasjes së ndodhur më datë 14.05.2024, në një sallon veturash, në magjistralen Prishtinë -Ferizaj.
Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë me një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme, një në fshatin Gadime të komunës së Lipjanit, ndërkaq një në komunën e Prishtinës.
Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin e tretë, tashmë i identifikuar, të arrestuarit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.