Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuar për Kanosje me armë zjarri, Mbajtje në Pronësia, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armeve

Prizren, 13 maj 2024
Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Isamajl Kryezin’’ në Prizren është një rast kanosje ma armë .
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.L. (viti i lindjes 2004) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri viktimat: XH Ç . (viti i lindjes 2004) dhe .E H (viti i lindjes 2001) dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë të tipit Audi Model A-7 me ngjyrë të bardhë, me targa vendore .
Pas marrjes së informacionit, patrulla policore në mënyrë të shpejtë dhe efikase ka lokalizuar të dyshuarin në fshatin Krajk – Prizren.
Patrulla policore e Stacionit Policor në Prizren gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale :
• Pistoletë Arex Delta 9×19 Ser.Nr.D50889 + 50 fishekë 9×19 + 2 karikatorë
• Pistoletë Stoger e prodhimit turk T6429-15H00081 +11 Plumba cal 45mm dhe 2 karikatorë
• Pistoleta TT e prodhimit jugosllav Ser.Nr. 7571943 + 31 fishekë 7.62mm dhe një karikator
• Pushkë gjysmë automatike e prodhimit polak “PRO ARMIS” + 15 fishekë cal. 5.56mm dhwe dy korniza për municion si dhe një Durbin.
I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje me armë zjarri e’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje