Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka pritur në takim përfaqësuesit e grupit për ndërtimin e kapaciteteve strategjike (Strategic Capacity Group), në kuadër të bashkëpunimit me INL nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Në këtë takim të pranishmit nga drejtori Hoxha u njoftuan lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për situatën në komunat veriore të Kosovës.
Takimi rezultoi me falënderim dhe zotim për bashkëpunim të ndërsjellët.