Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL për muajin Prill 2024 – “Kontrolli i shpejtësisë”

Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri 21 prill 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,593 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 9,558 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,184 gjoba.
Në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 115 km/h.
#Roadpol-European Roads Policing Network
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje