Me datë 19 Prill 2024 në Stacionit Policor Prizren veri u mbajt një takim i përbashkët me Drejtorin Rajonale te policisë , stafit komandues te Stacionit Policor Prizren-Veri dhe përfaqësuesve të sallave te dasmave të zonës së përgjegjësisë së këtij stacionit Prizren-veri.
Takimin e Udhëhoqi Nënkolonel Lulzim Shala dhe Kapiten Haxhi Kabash
Takimi ishte thirr nga komandanti i stacionit me qëllim që drejtpërdrejt nga përfaqësuesve të sallave te dasmave të njoftohet për situatën e sigurisë, nevojat dhe kërkesat rreth sigurisë ne dhe rreth sallave et dasmave , sidomos ne sezonin e verës kur edhe shtohen gazmendet në përgjithësi.
Takimi ishte mjaft i frytshëm dhe i mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve, gjatë takimit u shqyrtuan çështje të ndryshme të sigurisë dhe nga të dy palët u zotua për të shtuar bashkëpunimin me qëllim të ngritjes së sigurisë në dhe rreth bizneseve te lartcekura si dhe në tërë zonën në përgjithësi.