Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me datën 12.04.2024 rreth orës 15:30 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.H ( M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale: ‘‘ Ngacmim dhe Vjedhje” me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje