Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen përkohësisht automjetet vozitësit e të cilave drejtonin mjetet e tyre edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin si dhe mjeteve qe u kishte skaduar afati i regjistrimit

Gjilan, 08 prill 2024
Njësitet patrulluese të Trafikut Rajonal në drejtorin e Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në dy raste të veçanta automjete me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas të Kosovës drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.
Të njëjtëve sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.
Gjersa dy mjete tjera janë hasur duke qarkulluar në rrugë me afat të skaduar të regjistrimit. Ndaj vozitësve është shqiptuar gjoba përkatëse sipas ligjit dhe përkohësisht janë konfiskuar mjetet e tyre.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje