Dje, më 5 prill 2024, në Kampin e Njësive Speciale-Vrellë, nga Divizioni i Njësive Speciale/Njësia Speciale Operative janë ndarë letër-falenderime për subjekte dhe individ/partner nga institucione të ndryshme që kanë përkrahur Njësinë Speciale Operative dhe njësitë tjera speciale në projektet zhvillimore, trajnimin e policëve, realizimin e detyrave policore në shërbim ndaj qytetarëve, ruajtje të sigurisë publike dhe kushtetueshmërisë.
Me këtë rast janë ndarë leter- falenderime për: zyrtarë nga MPB, zyrtarë nga KEDS Mitrovicë, KRU Mitrovicë, KRU Prishtinë, Zjarrëfikësit Prishtinë, Agjencionin e Pyjeve në Blinajë, zyrtarë nga IPK, zyrtarë nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit, zyrtar nga FSK etj.