Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi me mbështetjen e OSBE-së, me datë 04.Prill.2024 në Mitrovicë Jug ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me temën “Përfshirja e të rinjve në iniciativa për sigurinë në bashkësi”
Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi me mbështetjen e OSBE-së, me datë 04.Prill.2024 në Mitrovicë Jug ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me temën “Përfshirja e të rinjve në iniciativa për sigurinë në bashkësi”.
Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ka qenë inkurajimi i të rinjve që të jenë aktiv në ndërmarrjen e iniciativave për sigurinë në bashkësi sepse këto aktivitete ndihmojnë në pjesëmarrjen aktive në proceset lokale dhe në përmirësimin e kushteve jetësore si dhe sigurisë në bashkësi.
Në këtë tryezë morrën pjesë: nxënës të shkollave të mesme të rajonit të Mitrovicës së Jug-ut, zyrtarë policor, aktivistë dhe kryesues të Komiteteve Lokale për Siguri Publike të rajonit të Mitrovicës së Jug-ut si dhe aktivistë të rinjë nga komuniteti serb të pjesës veriore të Mitrovicës.
Në këtë tryezë të gjithë pjesëmarrësit kontribuuan në prezantimin e ideve dhe iniciativave të ndryshme për sigurinë në bashkësi përmes angazhimeve vullnetare në komunitet për mundësin e përmirësimit të çështjeve jetësore në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë.