Stacioni Policor Prizren me datën 24.02.2024 ka pranuar ankesë nga ankuesi F.A. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) se me datën 23.02.2024 nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti të cilin e kishte në shfrytëzim dhe e kishte të parkuar në rrugën ‘’Ali Dida’’ në qytetin e Prizrenit.
Njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kanë iniciuar rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe kanë filluar hetimet.
Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën ‘’Sylejman Rrotalla’’ në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë.
Automjeti pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren fton të gjithë qytetarët që të janë të vëmendshëm gjatë parkimeve të automjeteve të tyre për mënyrën dhe lokacionin e parkimit, pasi që raste të tilla vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës.