Me datë 05.02.2024, rreth orës 15:00, pas disa veprimeve operativo hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor Prizren-veri kanë arritur që të identifikojnë dhe të lokalizojnë një të dyshuar 27 Vjeçar nga fshati Shpenadi, Prizren, për të njëjtin kishte dyshime të bazuara se më muajin Tetor 2023 në një gazmend familjar, ka shtënë përpjetë më një armë- pistoletë, në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
I dyshimti në stacionin policor ka pranuar veprën.
Gjatë kontrollit janë gjetur arma, një karikator si dhe municioni, gjithsej 5 fishekë.
Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren-veri janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet.