Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për dhunë në familje, lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Me datën 04.02.2024 rreth orës 11:25, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar personin A.A ( M/K) i moshës 61 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emeregjente në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje