Policia e Kosovës po vazhdon t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik. Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit), kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut.
Gjatë 24 orëve të kaluara (15.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si kanë realizuar 507 Pika Kontrolli për Automjete. Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 31 patentë shofer.
Derisa jemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje.