Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vijojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar, në lokacione të
ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 146 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 38 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe tri armë të ftohta (thika).
​Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor
në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3095 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje