Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 14.01.2024, nga viktima ёshtё njoftuar se në rrugën Papa Klimenti në Pejë, është kanosur nga një person i pa njohur i cili kishte nxjerr dhe drejtuar armën në drejtim të tijë.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka arritur ta identifikoji dhe arrestoji të dyshuarin. Me urdhër të Prokurorit shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:
-Një (1) pistoletë STROGGER
-Një (1) pushkë gjuetie escort MAGNUM
-Pesë (5) fishek Caliber 12 mm
-Katër (4) fishek Caliber 4.5 mm
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë.