Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan, 15 janar 2024
Me datën 15.01.2024 rreth orës 02:10 patrulla policore e Stacionit Policor Viti në pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran ka ndalur një veturë me targa vendore për kontrollë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari Sh.B. (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Cobat TT , një (1) karikator dhe tetë (8)fishekë, të gjitha këto pa leje.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje