Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani disamujor i antidrogës i koduar me emrin ”Golfi” vë në pranga disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmive tjera

Plani disamujor i antidrogës i koduar me emrin ”Golfi” vë në pranga disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmive tjera
Prishtinë, më 14 janar 2024
Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor të antidrogës nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, rajoni i Prishtinës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës.
Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE).
Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266. gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para.
Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :
• Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.
• Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.
• Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.
• Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.
• Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.
• Para të gatshme (56.90) euro.
• Pesëmbëdhjete copë fishek.
• Dy këllëfë të revoles.
• Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .
• Nëntë telefona celular.
Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.
• Një granatë dore.
Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.
Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.
A several month anti-drug plan codenamed “Golf” hancuffs several suspects and seizes considerable amount of drugs and other evidence
Prishtina, 14th of January 2024
Kosovo Police, respectively the anti-drug police investigators from the Unit of Directorate of Investigation of Trafficking in Narcotics, Pristina region, after a several-month of investigation in the case codenamed “GOLFI” on the criminal offense of sale and purchase of narcotic substances, on 13.01.2024 at about 19:00, in cooperation with other regional units, carried out a police operation in the city of Pristina.
Initially, a white BMW car with local license plates, driven by the main suspect with the initials (Y.A.) 1997, was stopped at “Ernest Koliqi” street in Pristina, where during the search a cash was found on him ( 1100 euros) and three (3) phones (IPHONE).
At the same time, police units landed on “Jeronim Derada” street at the house of the aforementioned suspect with initials (Y.A.) and at the moment of reaching at the house, there were two other people (U.G.) 1999 and (F. Sh) 1999 near the door of the courtyard, while upon entering the yard another suspect with the initials (F.H.) 1998 started to run away from the scene and threw a bag filled with a suspected narcotic substance into the yard of the neighbor’s house, which later after measurement, it resulted in a weight of (266. grams. The anti-drug investigators, after a few meters of pursuit, managed to stop and arrest the aforementioned suspect with the initials (F.H.) 1998, where during his search, a Spray with the inscription “NATO”, a telephone (IPHON) and 120 euros in cash were found.
During the raid operation and control of the house of the suspect (Y.A.), the following evidence/evidences were found and seized:
• Ten packages filled with suspected marijuana-type narcotic substance weighing (590.6) grams.
• A bag filled with a suspected marijuana-type narcotic substance weighing (12.29) grams.
• A bag filled with a suspected marijuana-type narcotic substance weighing (1.75) grams.
• A small bag filled with a suspected cocaine-type narcotic substance weighing (0.39) grams.
• Fourteen packages filled with suspected marijuana-type narcotic substance weighing (25.2) grams.
• A firearm with one magazine and three cartridges.
• A bag filled with a suspected marijuana-type narcotic substance weighing (80.1) grams.
• Two digital scales which are used for measuring small quantities.
• Cash (56.90) euros.
• Fifteen pieces of cartridges.
• Two revolver holsters.
• A gun case with filler and a magazine.
• Nine mobile phones.
Also, during the search of an uninhabited house and in its yard, which was located in front of the house of the suspect (Y.A.), which is suspected to have been used by the suspects, the following were found and seized:
• A bag filled with a suspected narcotic substance of the marijuana type weighing (1kg and 37.8gr).
• A bag filled with a suspected marijuana-type narcotic substance weighing (157.4 gr.)
• A bag filled with a suspected marijuana-type narcotic substance weighing 248.2 grams.
• A hand grenade.
The regional forensics of Pristina came to the scene, they photographed and confiscated all the proofs found as material evidence.
Within this operation, a house was also checked in str. “Bedri Berisha” in Pristina, but nothing suspicious was found.
The suspects were interviewed and by the decision of the prosecutor, two of them were taken to detention for 48 hours. The case is being investigated by competent anti-drug units.
Mund të jetë një imazh i çakmak
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje