Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Drenasit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, në lokacione të ndryshme.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
– A.U . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– G. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestroj një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje dhe së paku gjashtë raste të vjedhje të rënda.
Numri i personave të arrestuar për këto raste arrinë në 3 pasi që për të njëjtat raste, me datën 04.01.2024, është arrestuar i dyshuari E. H mashkull 19 vjeç.