Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Me datën 03.01.2024 rreth orës 17:30 policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin të dyshuar L.K ( M/K) i moshës 19 vjeçar , tek i cili është gjetur një paketim letre me substancë të narkotikëve, të marihuanës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve, ndërsa pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e tij, ku është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa në oborr janë gjetur edhe dy qese të substancës narkotike me marihuanë, me peshë gjithsej 20.80 gram, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje