Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 22 dhjetor 2023, në Vushtrri, ka kryer veprën penale vjedhje.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.