Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Presidentja e Republikës së Kosovës viziton Policinë e Kosovës në prag të Vitit të Ri

Prishtinë, 31 dhjetor 2023
Siç ju kemi njoftuar përmes një komunikate zyrtare Policia e Kosovës për vitin e ri është e angazhuar me plan konkret operativ për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
Festat e fund vitit kryesisht kremtohen në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, por sikurse ç’do vit zyrtarët e Policisë e Kosovës janë në kryerje të detyrës, duke u angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.
Për t’i mbështetur dhe motivuar për punën e palodhshme, sot zyrtarët policor në stacionin policor Qendra në Rajonin e Prishtinës i vizitoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, zonja Vjosa Osmani.
Në këtë vizitë Policisë së Kosovës e Para e Shtetit u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori rajonal i Prishtinës. Në pritje të Presidentes ishte edhe ministri i MPB-së z. Xhelal Sfeqla me zëvendësministrin z. Blerim Gashani.
Presidentja vizitoi edhe Drejtorinë rajonale të Policisë në Prishtinë, qendrën operative komunikuese, si dhe bashkë me ministrin e MPB-së, zëvendësministrin, drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorin rajonal, vizituan në kryeqytet edhe zyrtarët policor që po punojnë sipas planit operativ për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave dhe vitit të ri.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë disa momente me eprorët dhe zyrtarët policor në detyrë, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Me këtë rast po ashtu u shkëmbyen edhe dëshirat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri!
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje