Me datën 27.12.2023 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Edit Durham’’ në Prizren është një rast i dhunës në familje.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin M.O. (viti i lindjes 1952) i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar:
• Një pistoletë e llojit XDM 9,
• Dy karikator i armës dhe
• Pesëdhjetë copë fishekë.
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.