Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit një person i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata

Stacioni Policor në Rahovec, Njësia Ndërlidhëse me Gjykata pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit me inicialet R. Sh., i lindur në vitin 1980, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rendë”, me datën 13.12.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendër Korrektuese, në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje