Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Malishevë, 11 dhjetor 2023
Stacioni Policor në Malishevë, respektivisht Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, sot kanë kryer kontroll në fshatin Bubël-Malishevë, në vendbanimin e të dyshuarit mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1954, mbi dyshimin se kishte në posedim armë pa leje.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë të po të njëjtës armë si dhe një armë zjarri e gjatë me 38 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari pas intervisimit është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje