Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policisë së Kosovës iu shtua edhe një trofe profesionalizmi dhe përkushtimi për respektimin e të drejtave të njeriut

Me datën 7 dhjetor 2023 në një ceremoni madhështore ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën znj. Elvana Shala nderoi 33 gra nga grupet e margjinalizuara si dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në vazhdimësi në fushën e të drejtave të njeriut.
Në mesin e shumë grave të zonja dhe heroina, me trofeun “Hyjnesha e shtetit” u nderua edhe rreshter Fidane Ballazhi nga Policia e Kosovës. Rreshter Fidane Ballazhi është shembull i nivelit të lartë profesional për Policinë e Kosovës që si grua, nënë dhe police me mund, sakrificë dhe përkushtim dëshmoi se çdo sukses dhe gjithçka është e mundur me punë me përgjegjësi dhe dashuri në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje