Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës dhe municionit

Prizren, 08 Dhjetor 2023
Me datë 07.12.2023 Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë , ka pranuar një informate (video incizim) se një person i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ne një lokacion te panjohur. Pas pranimit te informatës sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suhareke, menjëherë ka filluar hetimet ku është identifikuar i dyshuari: F.B, i datëlindjes 2001 m/sh/k. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Suharekë, është intervistuar ka i njëjti ka pranuar se posedon dy armë,:
Një pushke gjysmë automatike e llojit Rifle,model VSKA prodhim Centry Arms me numër serik SV7111380 kal.7.62 X39,e cila sipas rregullave është armë sportive që përdorët vetëm ne poligone të gjuajtjes.
Një pistoletë model AREX ALPHA me numër serik A26010 për te cilat ka pëlqimin sipas ligjeve ne fuqi por ende është në proces te pajisjes për leje. Po ashtu janë sekuestrua njëqind e tetëmbëdhjete (118) copë fishek kal.7.62×39 mm dhe njëzet e pesë (25) copë fishek te kal.9×19 mm për hetime te mëtejme.
Po ashtu i dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se me datë 27.11.2023 rrethe orës 13:30 kishte shtëne me armen gjysmë automatike ne bjeshkët e fshatit Dellocë KK Suharekë.
.Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar për krime te rënda dhe me urdhër të tij është iniciuar rast Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës, Përdorim i Armës , rasti në procedurë te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje