Stacionit Policor Kamenicë me datën 05.12.2023 rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në fshatin Koretin komuna e Kamenicës. Zyrtarët Policor menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.
Gjatë hetimit të rastit dhe mbledhjes së provave nga ana e hetuesve policor të njësitit së hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë rreth këtij rasti, kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit me leje nga prokurori i shtetit, tek i dyshuari R.A. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar) janë gjetur dhe konfiskuar:
• Një (1) pushkë automatike e llojit AK 47,
• Dy (2) karikator të pushkë automatike,
• Njëqind e pesëdhjetë e tre (153) fishekë të kalibrit 7.62×39 mm
• Një (1) pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62
• Dy (2) karikator të pistoletës dhe
• Tredhjet e një (31) fishekë të kalibrit 7.62 mm
Pas intervistimit nga prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’.