Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje

Prizren, 05 dhjetor 2023
Me datën 04.12.2023, Stacioni Policor Suharekë nga stafi arsimor i një shkolle në Suharekë ka pranuar informacion se në çantën e një nxënësi të shkollës janë gjetur një (1) boks hekuri dhe një (1) thikë me teh rreth shtatë (7) cm.
Zyrtarët Policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke konfiskuar mjetet e lartshënuara, është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet nga hetues policor të Stacionit Policor Suharekë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje