Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet rreth një informate, ku një person kishte ekspozuar në rrjetet sociale një armë të zjarrit.
Pas një punë intensive hetimore, policët hetues kanë identifikuar personin që ka ekspozuar në rrjetet sociale armën e zjarrit, pushkë e gjuetisë dhe sot, datë 29.11.2023 rreth orës 09:30 është shoqëruar në stacionin e policisë personi R.F ( M/K) i moshës 45 vjeçar dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’