Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Paraqiten si inspektor të policisë së Kosovës, arrestohet tre të dyshimtë

Prizren, 16 nëntor 2023
Me date 15/11/2023 , rreth orës19:00, janë identifikuar dhe janë arrestuar tre te dyshuar të kane shkuar në njërin prej fabrikave të qytetit të Prizrenit kinse për të nxjerrë një borxhe, të njëjtit janë prezantuar se janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, konkretisht janë prezantuar në emër të një zyrtari të lartë të Inspektoratit.
Pas pranimit të informatës, hetuesit e Sektorit Rajonale të Hetimeve të Prizrenit kane dale ne vend ngjarjes dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të nevojshme është kuptuar se të njëjtit nuk janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, por janë persona te cilët kane keqpërdor emrin e tyre .
Rreth orës 19:00 të dyshimtët pasi që janë identifikuar dhe lokalizuar janë arrestuar që të tre në Prishtinë.
Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokateve dhe kane pranuar veprën.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor për 48 orëve, kurse i dyshuari i tret shkon në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje