Policia e Kosovës me përkrahjen e OSBE-së organizon punëtori me temë ‘Fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e delikuencës së të miturve’
Nga data 18.10.2023 deri më 03.11.2023, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim te Krimit, me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, realizoi katër punëtori një ditore me temën: ‘Fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e delikuencës së të miturve’.
Punëtorit u realizuan në katër qendra rajonale, ku përveç zyrtareve policorë nga rajonet përkatëse, u përfshin edhe zyrtarë nga rajonet fqinje si dhe zyrtarë nga policia kufitare. Nga institucionet tjera në panele janë përfshirë: Prokuroria /Departamenti për të Mitur, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria Komunale e Arsimit si dhe Shërbimi Sprovues.
Qëllimi i këtyre punëtorive ishte rritja e kapaciteteve dhe ndërtimi i partneriteteve ndërmjet PK-së dhe institucioneve përkatëse në adresimin e delikuencës së të miturve.