Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Person i Zhdukur – i Gjetur

Prizren, 02 Nentor 2023
Me datë 11 Tetor 2023 ,ne Stacionin Policor Prizren ,nga familjarët e saje është raportuar e Zhdukur qytetarja Genta ( Fejzi ) Berisha , e lindur me date 09.07.2005 . Sipas njoftimit, e njëjta është larguar nga shtëpia e saje ne Rr.” Tahir Sinani “ pa asnjë paralajmërim dhe nuk dihej vendndodhja e saje .
Policia e Kosovës , respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, menjëherë pas raportimit te rastit kane ndërmarrë veprimet e duhura hetimore.
Me date 29.10.2023 ,nga ana e Sktorit Rajonal te Hetimeve te DRP- se te Prizrenit ,bazuar ne Ligjin per publikimin e fotografise dhe te dhenave per identitetin e personit te zhdukur ,e me Autorizim te Prokurorit te Shtetit ,ne media dhe rrjete sociale eshte publikuar fotografia e viktimes se rastit duke e kerkuar ndihme e bashkepunim nga ana e qytetareve.
Pas një pune intensive disa ditor ne teren , me datë 31 .10.2023 , është arrite qe te lokalizohet vendndodhja e viktimës se rastit .
Viktima e rastit G.B. është shoqëruar ne Sektorin Rajonal te Hetimeve në Prizren ku është bere intervistimi i saje .
Te gjitha veprimet e ndermara janë bere ne konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit .
Policia e Kosoves ,falenderon mediat dhe qytetaret per bashkepunim,me ndihmen e te cileve eshte arrite te behet lokalizimi i vendndodhjes se personit te “ zhdukur” dhe zbardhja e rastit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje